Vazhdojnë shkarkimet në Spitalin e Pejës për skandalin me trupin e foshnjes së vdekur - NACIONALE

Vazhdojnë shkarkimet në Spitalin e Pejës për skandalin me trupin e foshnjes së vdekur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Spitali i Pejës ka dal sërish të shtunën me një komunikatë për media ku deklaron se për skandalin e futjes së trupit të vdekur të foshnjës në rrobalarëse ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri, raporton Nacionale.

Sipas spitalit ky veprim është bërë për përgjegjësi direkte menaxheriale.

Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndryshe të premtën Spitali i Pejës ka njoftuar se është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe kryeinfermierja.

Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme