Vazhdojnë protestat për vdekjen e Aminit në Iran, u vihet flaka stacioneve policore - NACIONALE

Vazhdojnë protestat për vdekjen e Aminit në Iran, u vihet flaka stacioneve policore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Protestuesit në Teheran dhe në disa qytete të tjera iraniane dogjën stacione policore e automjete të enjten, përderisa kryengritja e nxitur nga vdekja e një gruaje, e ndaluar nga policia e moralit, u intensifikua për të gjashtën ditë.

Mahsa Amini, 22 vjeçe, vdiq javën e kaluar pas arrestimit për “veshje të papërshtatshme” nga policia e moralit në Teheran. Ajo ra në komë gjatë mbajtjes në ndalim policor. Autoritetet kanë thënë se kanë nisur hetim për shkaktarin e vdekjes.

Vdekja e saj nxiti zemërim dhe popullsi dhe protestat më të mëdha që nga viti 2019. Shumica e protestave po mbahen në rajonet veriperëndimore me popullsi kurdë, por janë përhapur edhe në kryeqytet dhe në të paktën 50 qytete në mbarë vendin. Policia po e përdor forcën për t’i shpërndarë protestuesit.

Në verilindje, protestuesit brohoritën “do të vdesim, do të vdesim, por do ta kthejmë Iranin” afër një stacioni policor që iu vu zjarri, sipas pamjeve të publikuara në Twitter.

Një tjetër stacioni policor iu vu flaka në Teheran, pasi kryengritja u përhap nga rajoni Kurdistan, vendlindje e gruas që vdiq në ndalim policor.

Udhëheqësit e Iranit i frikësohen ringjalljes së protestave të vitit 2019 kundër rritjes së çmimit të naftës. Agjencia “Reuters” kishte raportuar për 1.500 të vrarë.

Lajme të ngjashme