Vazhdojnë protestat masive në Beograd kundër regjimit të Vuçiqit
Protestat në kryeqytetin e Serbisë, pra në Beograd, janë duke vazhduar edhe më tutje.
Dje ishte një nga protestat më masive kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
Një video nga protestat, e bërë tashmë tepër virale, tregon masën e madhe që protestojnë në sheshet e Beogradit.
This is really huge student protest against the Vucic regime in Belgrade 🇷🇸 tonight.pic.twitter.com/C59RofJTHI
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) January 17, 2025
Sjellim ndër mend që protestat kanë nisur pas shembjes së një çatie të një stacioni hekurudhor, që shkaktoi vdekjen e 15 personave.
Përkundër trysnisë së madhe nga regjimi i Vuçiqit, studentët, profesorët dhe qytetarë të tjerë janë duke vazhduar protestat.