Vazhdojnë përplasjet për çështjen e shamisë, ish-ambasadori kërcënohet me padi
Tema më e diskutuar ditëve të fundit mbetet iniciativa për lejimin e shamisë në shkolla.
Së fundmi, ka pasur edhe përplasje nëpër rrjete sociale. Debati i fundit është ndërmjet ish-ambasadorit të Kosovës në Suedi, Lulzim Peci dhe njërit prej iniciatorëve të kësaj ideje, Durim Berishës.
Një koment i Pecit në facebook, nxiti reagime. Ai tha se lejimi i shamisë në shkolla, është pjesë e projektit për islamin politik.
E menjëherë kishte reaguar Durim Berisha.
“Lulzim Peci do t'i ofroje Gjykates deshmite sapo kampanja #ndryshojeni_ua_për_shaminë te perfundoje. Ne fakt do te denohet per shpifjet dhe akuzat e pabaza. Ka ardhe koha qe gjykatat me i eduku keta perhapes te shpifjeve dhe urrejtjes”, kishte shkruar Berisha.
Nuk mungoi as reagimi nga Lulzim Peci.
POSTIMI:
Nese mendoni se permes kercenimit me gjykate do te me ndalni qe te merrem me kete ceshtje qe ka te beje me te ardhmen e gjeneratave te reja dhe shoqerise ne vendin tone, shume gabim e keni.
Per sa i perket gjykates, shihemi kur te doni, se atje ka cfare te tregohet edhe per kercenimet deri me jete te perkrahesve tuaj, per te cilat ju, si protagoniste te kesaj kampanje keni pergjegjesi direkte!