Vazhdojnë pakënaqësitë në VV, jep dorëheqje asamblistja në Klinë
Lira Gashi-Kryeziu, deri më sot ka qenë asambliste e Vetëvendosjes në komunën e Klinës.
Ajo sot ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, duke kaluar si asambliste e pavarur.
Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, Gashi-Kryeziu tha se është anashkaluar nga partia në zgjedhjet e fundit.
“Deri sot kam qenë pjesë e Vetëvendosjes dhe nuk pendohem që isha. Nga ky moment deklarohem e pavarur. Arsyeja e largimit tim është anashkalimi i vendimit dhe mosbashkëpunimit të grupit tim Vetëvendosjes. Emri im gjithmonë është anashkaluar nga çdo vendim dhe së fundi mosthirrja në pjesëmarrje të zgjedhjeve qëndrore në zgjedhjet e partisë në qendrën e Klinës. Këto janë arsye të mjaftueshme që nga sot të deklarohem si asambleiste e pavarur në Klinë” ka thënë Lira Gashi-Kryeziu.