Vartësi i Rrahman Jasharajt 'zë në befasi' ministren e Kurtit në një takim me Shpejtim Bulliqin: Bëhu me ne
Mungesa e dialogut social mes Qeverisë së Kosovës dhe sindikatave duket se po prodhon edhe situata të sikletshme, siç ishte rasti me një mbledhje në Podujevë.
Në një takim mes ministres së Arsimit, kryetarit të komunës Shpejtim Bulliqi dhe mësimdhënësve llapjanë, fjalën e mori edhe një sindikalist i SBAShK-ut me emrin Fadil Halimi.
Ai thotë ta ketë njoftuar ministren direkt në takim me atë që kishin thënë Rrahman Jasharaj e Atdhe Hykolli në konferencën e djeshme për medie: shpalljen e grevës së përgjithshme më 25 gusht.
“Ky lajm sikur e zuri në befasi ministren,” - ka thënë z. Halimi.

Fadil Halimi shton se ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e mësimdhënësve, dhe se personalisht nga ministrja i ka kërkuar që të bëhet zëri i punëtorëve arsimorë në kabinetin e Qeverisë Kurti.
Nagavci vazhdimisht ka refuzuar kërkesat e SBAShK-ut dhe ka denoncuar paralajmërimet për greva nga ana e kryesindikalistit Rrahman Jasharaj.