Valon Syla: Kurti e ka një problem, e ka kryt e fortë - NACIONALE

Valon Syla: Kurti e ka një problem, e ka kryt e fortë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Sylam ka folur në T7 për situatën e krijuar mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut për grevën në arsim.

Syla thotë se Qeveria nuk ka vullnet që të gjejë zgjidhje për grevën në arsim, teksa e quan kryeministrin Kurti “kokëfortë”.

“Nuk po shohim vullnet të qeverisë me ja lidh kryet kësaj pune. Albini e ka një problem që dy vjet qeverisje, ja e ka kryt e fortë bum që thotë populli, ja e sheh zgjidhjen qysh don vet, ja nuk e sheh zgjidhjen qysh e shohin njerëzit nevojli”, tha Syla.

“Nuk e shohim botën në atë far këndi, në atë kornizën e vet a e ke pa qysh keqyr ai(Kurti). Ish bo edhe shef i shëndetësisë, ai një ditë ka me dalë në television si në Vietnam me dhënë lajme”, tha ai.

Lajme të ngjashme