Valon Syla i drejtohet opozitës: Po këndelleni, hajde tash jepni zor me do prurje
Analisti dhe gazetari, Valon Syla ka thënë se opozita po këndellet, duke iu propozuar që të bëjnë më shumë prurje e më proaktivitet.
Syla ka thënë se Ligjet që po dërgohen në Gjykatën Kushtetuese janë veç një formë e bërjes opozitarizmit, dhe sipas tij Qeveria Kurti nuk është e aftë që ta kaloj asnjë Ligj pa e shkel Kushtetutën.
Postimi i plotë:
Opozita po këndellet. Hajde tash jepni zor me do prurje e me proaktivitet.
Këto ligjet që po dërgohen në Kushtetuese janë veç një forme e bërjes opozitarizmit. Asnjë ligj Qeveria Kurti nuk po është e aftë me kalu pa e shkel Kushtetutën.
Poashtu Ligjin për Rroga së shpejti do ta kthej mbrapsht kushtetuesja. Opozitës i takon ta ndreq qysh i ka hije policisë, ushtrisë, shëndetësisë dhe arsimit, se Qeveria Kurti me dy këmbë të majta, lidhje s'ka.
