Vala e të nxehtit në Evropë: Franca regjistron 1 mijë viktima më shumë se zakonisht - NACIONALE

Vala e të nxehtit në Evropë: Franca regjistron 1 mijë viktima më shumë se zakonisht

1 orë më parë

nga NACIONALE

Franca ka regjistruar 1.000 viktima më shumë se zakonisht gjatë valës së fortë të të nxehtit që ka përfshirë Evropën, njoftoi të dielën agjencia franceze e shëndetit publik.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Santé Publique France, shumica e viktimave janë persona të moshuar. Agjencia paralajmëroi se bilanci pritet të rritet, pasi ende po përpunohen të dhënat për vdekjet e ndodhura në shtëpitë e kujdesit dhe në banesat private, raporton Reuters.

Evropa po përballet me temperatura ekstreme, të cilat janë lidhur me dhjetëra viktima, kanë thyer rekorde historike të temperaturave, kanë shkaktuar ndërprerje në prodhimin e energjisë dhe kanë dëmtuar infrastrukturën.

Sipas shkencëtarëve, vala e të nxehtit që nisi më 20 qershor konsiderohet më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë, kontinent që po përjeton ndryshime klimatike më të shpejta se mesatarja globale.

Lajme të ngjashme