Vajza i rrah prindërit e saj në Prishtinë, arrestohet
Jemi mësuar të përballemi me dhunën në familje ku zakonisht viktima janë gratë. Por, kësaj here është raportuar një rast pak më i ndryshëm.
Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë e cila dyshohet se i ka sulmuar familjarët e saj në Prishtinë.
Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore.
E dyshuara është dërguar në mbajtje.
Për fat të keq, Policia e Kosovës nuk ka treguar detaje të tjera nga rasti.
Raporti i plotë i PK-së:
Prishtinë 02.10.2022-15:00 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht familjarët e saj. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
