Vajza e Kadaresë: Janë krijuar profile të rreme në emër të babait dhe nënës, raportojini - NACIONALE

Vajza e Kadaresë: Janë krijuar profile të rreme në emër të babait dhe nënës, raportojini

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, ka thënë se në emrat e prindërve të saj janë krijuar profile false në rrjetet sociale.

Ao ka theksuar se këto llogari përhapin informacione të rreme dhe ka kërkuar nga publiku që të përmbahet nga ndjekja e tyre dhe t'i raportojë ato.

"Dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj mbi faktin që absolutisht të gjitha profilet e krijuara nëpër media sociale (Facebook, Twitter, Instagram) në emër të prindërve, pra Ismail ose Helena Kadare, janë FALLCO dhe botojnë marrëzira, te cilat disa herë i reflektojnë edhe mediat. Ju lutem mos i ndiqni dhe raportojini rregullisht si « FAKE » në mënyrë që të bllokohen një herë e mirë”, ka shkruar Besiana.

Lajme të ngjashme