Vajza e Fahri Musliut i reagon Velës: Vetëm frikacakët dhe injorantët shkruajnë dhe më pas fshijnë
Valbona Musliu, vajza e gazetarit Fahri Musliu, ka reaguar me ashpërsi ndaj Blerim Velës, shefit të stafit të presidentes, Vjosa Osmani, pasi ky i fundit, përmes një postimi në X, më parë i njohur si Twitter, ka bërë kërkesë që presidenti serb, Vuçiq të bëjë poligrafin dhe analizën e ADN-së, duke përfshirë edhe gazetarin Fahri Musliu.
Në reagimin e saj në Facebook, ajo ka kritikuar ashpër shefin e stafit të presidentes Osmanit, duke e quajtur atë një "frikacak" dhe "injorant" për postimin e tij skandaloz, të fshirë më pas.Musliu më tej i ka kujtuar Velës vlerat dhe kontributin e gjatë të karrierës së babit të saj, Fahri Musliu.