“Vagabond politik; shajti me nanë”: Ahmeti e Gashi përplasen keq, shkak sharja në Kuvend
Arben Ahmeti dhe Blerim Gashi janë analistë të përhershëm të Kanal 10, më saktësisht të emisionit “Politiko”. Këta dy analistë janë përplasur rreth gjuhës parlamentare sot.
E gjithë përplasja erdhi për shkak të debatit në Kuvend dhe sharjes së deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, drejtuar Kurtit.
Në fakt, z. Gashi e cilësoi si gjest të një vagabondi politik.
“Nuk deshti me relativizu, vetëm i dha atribute fisnikërore të kësaj sharjeje të alla vagabondit politik” – deklaroi Gashi.
E këtu ndërhyri z. Arben Ahmeti, i cili nuk u pajtua me deklaratën e Gashit.
“Nuk mundesh me i thënë vagabond politik Kujtim Shalës” – deklaroi Ahmeti.
“Me të shajtë me nanë midis parlamentit, jo gjuhë parlamentare është ajo” – deklaroi Gashi.