Ushtruan dhunë fizike ndaj një gruaje në Gjakovë, arrestohen dy persona për dhunë në familje - NACIONALE

Ushtruan dhunë fizike ndaj një gruaje në Gjakovë, arrestohen dy persona për dhunë në familje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra që dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje në Gjakovë.

Sipas policisë, dhunë fizike ka ndodhur brenda një familje në këtë qytet.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË FAMILJE

Gjakovë 09.09.2023-23:30. Me 11.09.2023 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme