Ushtronte dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet prishtinasi
Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje gjatë ditës së djeshme. Ngjarja është shënuar në Prishtinë, ndërsa i dyshuari, sipas policisë, e ka sulmuar nënën e tij.
Viktima, në këtë rast nëna e të dyshuarit, ka marrë lëndime trupore e më pas i është nënshtruar edhe tretmanit mjekësor.
Sipas policisë, në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është iniciuar si dhunë në familje, ndërsa, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.