Ushtria shqiptare dhe FSK-ja me stërvitje të përbashkët në det: Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet - NACIONALE

Ushtria shqiptare dhe FSK-ja me stërvitje të përbashkët në det: Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtria shqiptare dhe FSK-ja kanë zhvilluar edhe një stërvitje të përbashkët.

Kësaj radhe FSK-ja ka zhvilluar një stërvitje me Forcat Detare të Shqipërisë në Pashaliman.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, e ka vlerësuar lartë këtë stërvitje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet.

“FSK-ja me stërvitje të përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë në Pashaliman Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare 🇦🇱 zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës 🇽🇰. 🔹 Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, ka shkruar Vengu.

Lajme të ngjashme