Ushtria izraelite thotë se vrau dy palestinezë që qëlluan me armë nga një veturë në Bregun Perëndimor
Ushtarët izraelitë vranë dy palestinezë të armatosur që hapën zjarr në drejtim të tyre nga një automjet në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha të shtunën ushtria izraelite.
Ushtria publikoi një fotografi të dy pushkëve automatike për të cilat tha se ishin përdorur nga disa të armatosur për të shtënë në drejtim të ushtarëve në një pikë afër qytetit të tensionuar palestinez, Jenin, raporton agjencia “Reuters”.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, “Wafa”, tha se zyrtarët e sigurisë kanë konfirmuar dy vdekje dhe Ministria e Shëndetësisë tha se dy burra të tjerë janë plagosur.
Nuk pati ndonjë koment tjetër të menjëhershëm nga zyrtarë palestinezë në Bregun Perëndimor, ku dhuna ka qenë duke u shtuar, përderisa Izraeli po e vazhdon luftën kundër grupit Hamas në Gaza.
Dhuna në Bregun Perëndimor, e cila edhe ashtu ishte duke u shpeshtuar para fillimit të luftës në Gaza, eskaloi me rritjen e numrit të bastisjeve nga forcat izraelite dhe sulmeve nga palestinezët.