Ushtria izraelite thotë se ka gjetur tre trupa pengjesh në Gaza - NACIONALE

Ushtria izraelite thotë se ka gjetur tre trupa pengjesh në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat izraelite thonë se kanë gjetur dhe kanë tërhequr tre trupa të pengjeve nga Gaza.

Bëhet fjalë për trupat e pengjeve Shani Louk, Amit Buskila dhe Itzhak Gelerenter, tha ushtria izraelite, duke shtuar se këta persona ishin vrarë më 7 tetor dhe trupat e tyre ishin dërguar në Gaza, raporton televizioni BBC.

Mediat lokale raportuan se tre trupat u gjetën në një tunel të Hamasit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e quajti “zemërthyes” lajmin për gjetjen e trupave.

“Ne do t’i kthejmë të gjitha pengjet tona, të gjallët dhe të ndjerët njësoj” – tha ai.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se trupat ishin tërhequr gjatë një operacioni të zhvilluar natën, duke shtuar se kishte vepruar në bazë të të dhënave të inteligjencës, të grumbulluara nga “marrja në pyetje e terroristëve” që ishin ndaluar në Gaza.

Ushtria tha se tri viktimat ishin vrarë në një kryqëzim rrugësh afër vendit ku ishte kryer masakra e festivalit “Nova”, në jug të Izraelit, para se trupat e tyre të dërgoheshin në Gaza.

Më shumë se 360 njerëz u vranë në atë festival. Gjendja e rreth 125 pengjeve nuk dihet, ndërsa të tjerët janë liruar ose janë shpëtuar.

Lajme të ngjashme