Ushtria amerikane thotë se ka nisur sulme të reja ndaj Iranit
Ushtria amerikane është duke kryer sulme të reja ndaj Iranit, tha të mërkurën Komanda Qendrore e ShBA-së, disa orë pasi presidenti Donald Trump deklaroi se një marrëveshje e përkohshme për përfundimin e luftës me Iranin kishte marrë fund.
Komanda Qendrore tha se qëllimi i këtyre sulmeve është dëmtimi i aftësisë së Iranit që ta rrezikojë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Me udhëzimin e komandantit suprem, forcat e Komandës Qendrore të ShBA-së kanë nisur të kryejnë sulme shtesë kundër Iranit për ta degraduar tutje aftësinë e tij për ta rrezikuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit” – thuhet në njoftim.
“Shtetet e Bashkuara po e mbajnë Iranin përgjegjës për agresionin e pajustifikuar rishtazi kundër lundrimit tregtar dhe ekuipazheve civile që lundrojnë lirisht nëpër një rrugë detare jetike ndërkombëtare” – thuhet në njoftimin e Komandës Qendrore në rrjetin X.
At the direction of the Commander in Chief, U.S. Central Command forces have started conducting additional strikes against Iran to further degrade their ability to threaten freedom of navigation in the Strait of Hormuz. The United States is holding Iran accountable for recent…
— U.S. Central Command (@CENTCOM) July 8, 2026