Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë kufirin me Serbinë në veri të Kosovës
Ushtarët e Turiqsë që janë pjesë e KFOR-it kanë patrulluar në veri të Kosovës.
Në një njoftim të KFOR-it, ky patrullim në kufirin me Serbinë është një patrullim rutinë.
“Këto përpjekje janë pjesë e përpjekjeve të përditshme të misionit të KFOR-it për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.