Ushtar i FSK-së dyshohet se është plagosur nga kolegu i tij në Prishtinë
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur gjatë pasdites fshatin Sharban të Prishtinës. Rreth orës 14:30, sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës, një i ri ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Sipas Klan Kosovës, personi i plagosur është 22 vjeç dhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas të njëjtave burime, edhe personi që ka shtënë dyshohet të jetë pjesë e ushtrisë
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se patrullat policore kanë reaguar menjëherë pas raportimit dhe kanë siguruar perimetrin ku ndodhi ngjarja.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person”, ka thënë Pllana për Klan Kosovën.