USAID: Qëndrojmë të vendosur për t’i mbështetur viktimat e dhunës me baza gjinore - NACIONALE

USAID: Qëndrojmë të vendosur për t’i mbështetur viktimat e dhunës me baza gjinore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, USAID thotë se si çdo ditë tjerë, edhe në këtë ditë qëndrojnë të vendosur për t’i mbështetur viktimat e dhunës me baza gjinore.

Në kuadër të mbështetjes është bërë e ditur se është krijuar edhe aplikacioni mobil “Afër teje”, i cili ka për qëllim t’i ndihmojë viktimat e dhunës në familje dhe atyre me baza gjinore.

Ndërkohë, lidhur me këtë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, thotë se ky aplikacion ndihmon në lidhjen e viktimave me institucionet që ofrojnë ndihmë, teksa ka shtuar se raportimi i dhunës është një hap drejtë drejtësisë.

“Aplikacioni ‘Pranë jush’ ndihmon në lidhjen e viktimave me institucionet që ofrojnë ndihmë”, ka shkruar Hovenier në “X”

Lajme të ngjashme