Uran Ismaili me një letër personale për qytetarët e Prishtinës: Është Koha për Prishtinën, nuk e kemi ndërmend me u dorëzu - NACIONALE

Uran Ismaili me një letër personale për qytetarët e Prishtinës: Është Koha për Prishtinën, nuk e kemi ndërmend me u dorëzu

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një ditë pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka ndërmarrë një hap interesant për t`i njoftuar qytetarët e kryeqytetit se ai kandidat për të parin e këtij qytetit.

Përmes një letre të shpërndarë në më shumë se 60 mijë shtëpi të kryeqytetit, ai ka treguar se gjendja e Prishtinës nuk është ajo që qytetarët e duan dhe meritojnë.

Ndër të tjera, në letër, Ismaili përmend problemet me të cilat përballen qytetarët çdo ditë siç janë bërllogu, trafiku i stërngarkuar, mungesa e ndriçimit publik, qentë endacakë dhe siguria e përgjithshme në rrugë.

“Në javën e parë si kryetar i Prishtinës do ta hap sheshin Xhorxh Bush për qarkullim. Ky do të jetë vetëm hapi fillestar për zgjidhjet për trafikun dhe kaosin në qytet,” thuhet në letër.

Ismaili ka treguar se fushata e tij do të fokusohet në zgjidhje të prekshme dhe konkrete, që mund të bëjnë dallimin në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Dua t’i shërbej Prishtinës përnjëmend,” shkruan ai. “Qyteti ka nevojë për secilin prej nesh. Prandaj, bashkohu me mua që ta ringjallim Prishtinën duke fillu prej lagjes dhe hyrjes ku ti jeton.”, thuhet në letër.

Lajme të ngjashme