Unaza e argjendit që po përplas Kosovën dhe Serbinë
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti e Kosovës, po vazhdon fushatën e saj për rikthimin e artefakteve të vjedhura nga Serbia gjatë kohës së luftës në Kosova.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se Serbia po shkelë Konventën e UNESCO-së dhe marrëveshjet të tjera për moskthimin e artefakteve. Mirëpo një përpalsje ka fillur për një unazë e argjendit e shekullit VI dhe V para Krishtit.
“Me moskthimin e artefakteve, Serbia po shkel Konventën e UNESCO-s, Marrëveshjen e Kthimit dhe Pakon e Ahtisaarit”, ka thënë ai.
“1.247 eksponate arkeologjike dhe etnologjike të Kosovës po vazhdojnë që të mbahen ilegalisht nga Serbia. Kjo unazë e farkëtuar argjendi është njëra nga to. Ajo u zbulua në Banjë të Pejës, në Republikën e Kosovës dhe i përket Epokës së Vonë të Hekurit (shekujt VI dhe V para Krishtit)”, ka shkruar MKRS në Twitter.
1247 archaeological & ethnological exhibits of 🇽🇰 are continuing to be held illegally by Serbia.
— Ministry of Culture, Youth and Sport (@MKRS_KS) November 14, 2022
This silver forged ring, its one of them. It was discovered in Banja e Pejës, Republic of Kosova & belongs to the Late Iron Age (6th – 5th century B.C.) 1/2 pic.twitter.com/wgZUmyZIL1
Kjo unazë ka nxitur reagime në Serbi. Mediat serbepo raportojnë se Kosova kinse po tenton të falsifikojë historinë.
Pas këtyre kërkesa të Kosovës, ka reaguar edhe Ministria e Kulturës në Serbi duke thënë se Kosova “vazhdon me fushatën e tentativave për marrjen e trashëgimisë kulturore dhe keqpërdorimin e saj në ndërtimin e shtetësisë dhe identitetit kulturor inekzistent".
Kutjojmë se Serbia deri më tani nuk ka kthyer asnjë nga eksponatet arkeologjike e etnologjike të Kosovës.

