Ultimatumi: Situatë e qetë në Mitrovicë të Veriut, raportohet se serbët e kaluan natën në objektin që sot duhet ta lirojnë
Sot skadon afati për lirimin e objektit që shfrytëzohet ilegalisht nga strukturat paralele të Serbisë në Mitrovicë të Veriut, i cili ultimatum ishte caktuar nga kryetari i kësaj komune, Eden Atiq.
Gazeta Express ka botuar një fotografi, ku shihet një person në dritaren e këtij objekti. Siç ka raportuar gazeta serbe e Kosovës, Kossev, punonjësit e këtij institucioni paralel të Serbisë e kanë kaluar natën në objekt.
Sipas raportimeve mediale, situata në atë pjesë është e qetë.
