Ukrainë, 19 të vdekur e 105 të plagosur nga sulmet ruse - NACIONALE

Ukrainë, 19 të vdekur e 105 të plagosur nga sulmet ruse

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shërbimet e emergjencës shtetërore të Ukrainës e kanë përditësuar numrin e të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmet e djeshme ruse në vend.

Në një mesazh të postuar në Telegram më herët këtë mëngjes, agjencia tha se "sipas të dhënave paraprake, 19 persona kanë vdekur, ndërsa 105 të tjerë janë plagosur”.

Shërbimi po ashtu bëri të ditur se mbi 1.000 njerëz dhe 120 njësi janë përfshirë në shuarje të zjarreve dhe operacioneve të shpëtimit emergjent. Ndër të tjera, u tha se rreth 300 vendbanime në katër rajone kanë mbetur pa energji elektrike.

Lajme të ngjashme