Ukrainë, 15 të vrarë në sulmin e Ditës së Pavarësisë - NACIONALE

Ukrainë, 15 të vrarë në sulmin e Ditës së Pavarësisë

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i Ukrainës thotë se forcat ruse kanë nisur një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në Ukrainën qendrore në Ditën e Pavarësisë së vendit, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur rreth 50 të tjerë.

Sipas Associated Press, sulmi vdekjeprurës i së mërkurës erdhi pas paralajmërimeve të ditëve të fundit nga presidenti Volodymyr Zelensky se rusët mund të “përpiqen të bëjnë diçka veçanërisht të keqe, diçka veçanërisht mizore” këtë javë.

E mërkura është një festë kombëtare në Ukrainë që përkujton shpalljen e pavarësisë së vendit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Këtë vit, dita shënoi gjithashtu gjashtë-mujorin e luftës me Rusinë.

Lajme të ngjashme