Ukraina thotë se Rusia po ngadalëson qëllimisht dërgesat e grurit
Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës, ka thënë se Rusia është duke ngadalësuar qëllimisht dërgesat e grurit.
Akuza e fundit vjen pas ankesave të bëra në fillim të kësaj jave nga presidenti ukrainas Volodymr Zelensky.
“Siç është raportuar më parë, Rusia po vonon qëllimisht zbatimin e plotë të Iniciativës së Grurit”, ka shkruar ministria në një deklaratë në Facebook. Më tej në deklaratë shtohet se, “si rezultat ditët e fundit, portet kanë funksionuar me vetëm 25-30% të kapacitetit të tyre”.
Ndër të tjera, ministria ka bërë të ditur se që nga 1 gushti, "380 anije kanë eksportuar 8.5 milion ton produkte bujqësore në vendet e Afrikës, Azisë dhe Evropës nga portet e Odesës së Madhe".
