Ukraina thotë se nëntë aeroplanë luftarakë rusë janë shkatërruar nga shpërthimet në Krime
Forcat ajrore ukrainase thanë të mërkurën se nëntë aeroplanë luftarakë rusë janë shkatërruar nga shpërthimet masive në një bazë ajrore në Krime pas spekulimeve se ato u shkaktuan nga një sulm ukrainas, që do të paraqesë eskalim të konsiderueshëm të luftës.
Sidoqoftë, në anën tjetër, Rusia ka mohuar se është dëmtuar ndonjë aeroplan të martën dhe se ka ndodhur ndonjë sulm.
Zyrtarët ukrainas nuk e kanë marrë publikisht përgjegjësinë për këto shpërthime.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se Ukraina do ta marrë Krimenë e pushtuar më 2014, duke thënën se “kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër tërë Evropës së lirë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë – me çlirimin e saj”.