Ukraina rimerr më shumë se 20 fshatra pranë Kharkiv-it
Një nga gjeneralët e ushtrisë ukrainase, ka bërë të ditur se Ukraina ka avancuar rreth 50 km në territorin e kontrolluar nga Rusia pranë Kharkiv dhe ka çliruar më shumë se 20 fshatra.
Poashtu edhe Instituti për Studimin e Luftës, me bazë në Uashington, tha se trupat ukrainase në rajonin verilindor të Kharkiv kanë rimarrë pjesë të territorit të kontrolluar nga Rusia pasi "ka të ngjarë të kenë shfrytëzuar rishpërndarjen e forcave ruse".
Grupi i ekspertëve tha se ushtria e tyre përdori situatën "për të kryer një kundërofensivë oportuniste por shumë efektive" në provincë.
Një gjeneral ukrainas tha gjithashtu se Ukraina kishte rimarrë më shumë se 700 kilometra katrorë të territorit të saj në rajonin e Kharkiv dhe në jug.