Ukraina pranon edhe 1.7 miliard dollarë ndihma - NACIONALE

Ukraina pranon edhe 1.7 miliard dollarë ndihma

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, i falënderoi Shtetet e Bashkuara të martën për “përkrahjen e pabesueshme”, pasi vendi i tij pranoi 1.7 miliard shtesë si pjesë e asistencës ndërkombëtare financiare për shtetin e goditur nga agresioni rus.

Shmyhal e konfirmoi marrjen e grantit nga një fond i krijuar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim, Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e ShBA-së.

Ai tha se këto mjete do të shfrytëzohen për shpenzimet shtetërore për shërbime mjekësore.

Lajme të ngjashme