Ukraina ofron para të majme për separatistin kryesor pro-rus - NACIONALE

Ukraina ofron para të majme për separatistin kryesor pro-rus

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ish-agjenti i FSB-së dhe nacionalisti i krahut të djathtë, Igor Girkin (Strelkov) është një nga separatistët kryesorë pro-rusë në Ukrainë, dhe tani autoritetet ukrainase po ofrojnë para të mëdha për këdo që do t'ua sjellë Strelkov-in.

Kush është Igor Girkin aka Strelkov? Në vitin 2014, Igor Girkin ishte në qendër të ngjarjeve në Ukrainë. Ai mbërriti në Krime me një grup njerëzish të armatosur, ku sipas rrëfimit të tij, ata i detyruan përfaqësuesit vendas të votonin për një referendum për shkëputje duke i kërcënuar me armë.

Pas referendumit, ai u largua nga Krimea, por shpejt hyri sërish në Ukrainë, këtë herë në rajonin e Donetskut, sërish me një grup njerëzish të armatosur. Ekipi i tij pushtoi ndërtesat administrative në Slavjansk dhe shpalli krijimin e DNR. Girkin ishte edhe për një kohë Ministër i Mbrojtjes i DNR. Pas një konflikti me drejtuesit lokalë të DNR, ai u kthye në Rusi.

Ai po gjykohet në mungesë në Hagë në lidhje me rrëzimin e një avioni malajzian që vrau 298 pasagjerë. Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Girkin.

Këto ditë gjoja iu bashkua sërish luftës

Ukrainasit ofrojnë 100 mijë dollarë për të. “GUR garanton 100,000 dollarë për të kapur Igor Girkin - Strelkov”, u njoftua në Facebook dhe rrjete të tjera sociale.

“Departamenti kryesor i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës garanton pagesën e 100,000 dollarëve për transferimin e Igor Girkin (Strelkov) në robërinë ukrainase”, njoftuan ata në Facebook. Dyshohet se Strelkov i është bashkuar luftës (përsëri) ditët e fundit dhe mediat ukrainase kanë shkruar për këtë ditët e fundit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme