Ukraina kërkon hetime nga OKB-ja e Kryqi i Kuq për vrasjen e të burgosurve ukrainas - NACIONALE

Ukraina kërkon hetime nga OKB-ja e Kryqi i Kuq për vrasjen e të burgosurve ukrainas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ukraina ka bërë thirrje që Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq të lejohen që ta hetojnë vdekjen e mbi 50 të burgosurve ukrainas të luftës në një sulm që u krye në territorin e pushtuar.

Kryqi i Kuq tha se do të kërkojë qasje në burg me qëllim që të ofrojë ndihmë për evakuim dhe trajtim të të plagosurve.

Ukraina dhe Rusia e kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmimin e burgut. Ukraina thotë se burgu është sulmuar nga Rusia si përpjekje për t’i zhdukur dëshmitë e torturimit dhe vrasjes. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e përshkroi rastin si krim të qëllimshëm lufte nga Rusia.

Në anën tjetër, Rusia tha se burgu është goditur nga raketat ukrainase me saktësi të lartë.

Thuhet se në mesin e të burgosurve kishte pjesëtarë të Batalionit të Azov-it, të cilët ishin kapur gjatë mbrojtjes së fabrikës “Azovstal” në Mariupol.

Lajme të ngjashme