Ukraina i kërkon ShBA-së armë me rreze të gjatë në mes të kundërofensivës - NACIONALE

Ukraina i kërkon ShBA-së armë me rreze të gjatë në mes të kundërofensivës

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët e qeverisë ukrainase po i kërkojnë ShBA-së sisteme shtesë armësh dhe municionesh në mes të një kundërofensivë të madhe që e ka shtyrë me sukses Rusinë nga qytetet kryesore në verilindje të Ukrainës.

Në sfondin e këtij momenti të ri, sipas CNN, zyrtarët ukrainas u kanë thënë ligjvënësve amerikanë se ushtria ukrainase ka nevojë për pajisje të reja për të mbështetur nismën. Në mënyrë të veçantë, bëhet e ditur se ata kanë kërkuar sisteme raketore taktike të ushtrisë me rreze të gjatë, të njohur si ATACMS, të cilat mund të gjuajnë deri në 180 milje largësi.

Deri më tani, nga shqetësimi se ato mund të përdoren për të qëlluar në Rusi dhe për të përshkallëzuar më tej konfliktin, ShBA ka hezituar t’ia sigurojë këto armë Ukrainës.

Lajme të ngjashme