Ukraina godet pesë anije mallrash dhe e pranon shpërthimin e dronit në Rumani - NACIONALE

Ukraina godet pesë anije mallrash dhe e pranon shpërthimin e dronit në Rumani

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ukraina thotë se ka goditur pesë anije që po transportonin mallra të paligjshme në Detin e Azovit dhe në ujërat bregdetare të territoreve të pushtuara nga Rusia.

Komandanti i forcave ukrainase të dronëve tha se anijet ishin të përshfira në “vjedhjen” e drithit ukrainas si dhe në transportimin e dërgesave ushtarake e karburantit, raporton televizioni BBC.

Sulmet vijnë një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ofroi bisedime sy më sy homologut rus, Vladimir Putin, për përfundimin e luftës, ofertë që Putini e refuzoi, përderisa po qëndronte në Shën Petersburg për një forum ekonomik.

Ndërkohë, Ukraina ka konfirmuar se njëri nga dronët e saj ujorë shpërtheu të premten afër bregdetit të Rumanisë. Nuk u raportua për ndonjë të lënduar nga shpërthimi.

Ukraina në mënyrë të përsëritur e ka vënë në shënjestër infrastrukturën ushtarake dhe energjetike brenda Rusisë në përpjekje për t’ia kufizuar vendit fqinj kapacitetet për zhvillimin e luftës.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit konfirmoi se pesë shtetas azerë janë vrarë nga sulmet ndaj dy prej anijeve në Detin e Azovit.

Kjo ministri nuk saktësoi se kush qëndron prapa sulmeve, por theksoi se anijet e sulmuara nuk i përkisnin Azerbajxhanit.

Lajme të ngjashme