Ukraina çliroi 54% të territoreve të pushtuara, sipas britanikëve
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi në Twitter se forcat ukrainase kanë çliruar rreth 54% të territorit të pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt të këtij viti.
Forcat ruse aktualisht kontrollojnë rreth 18% të territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës, i cili përfshin zona në rajonin lindor të Donbasit dhe Krimenë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes. /Nacionale/
Ukraine has liberated around 54% of the maximum amount of territory Russia seized since 24 Feb 2022.
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) December 12, 2022
Russia now controls around 18% of internationally recognised areas of Ukraine, including the Donbas and Crimea regions under Russian control since 2014.pic.twitter.com/0OkcQLtjMA