Uk Lushi për Gërvallën: Lutej të dëshmonte, Prokuroria nuk ‘ua rrasi’, incizimet kanë mbetur - NACIONALE

Uk Lushi për Gërvallën: Lutej të dëshmonte, Prokuroria nuk ‘ua rrasi’, incizimet kanë mbetur

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-pjesëtari i UÇK-së në batalionin Atlanikut, Uk Lushi, i është përgjigjur Donika Gërvallës.

Ai ka thënë se Gërvalla e ka lutur Prokurorinë të dëshmojë, por që ajo e Hagës nuk e mori parasysh.

Postimi:

Njoh njerëz që Prokuroria Speciale ka tentuar t’i joshë për t’i bërë dëshimitarë të saj në Gjykatën Speciale. Përfitimet e tyre (personale) do të ishin shumë të mëdha. Njoh njerëz që Prokuroria Speciale i ka frikësuar dhe kërcënuar se nga të dyshuar do t’i bënte të akuzuar. Pasojat për ta do të ishin të tmerrshme kundër një makinerie legale e mbështetur nga miliarda dollarë dhe interesat politike të qeverive të shteteve më të fuqishme në Euro-Amerikë.

Disa nga këta njerëz janë bërë dëshmitarë, por me aq sa ka treguar gjykimi kundër Thaçit et al. dëshmitë e tyre ishin asgjë.

Nuk mund i akuzon njeriu këta njerëz për asgjë. Kanë pranuar të jenë bashkëpunëtorë të Prokurorisë Speciale sepse kanë pasë ose kojtje ose frikë.

Njeriu i mësuar me karakteret njerëzore mund të ndiejë keqardhje për predikamentin ku janë futur apo edhe ku i kanë futur, por këta nuk janë njerëz që mund të të zgjojnë krupën.

Të tillë janë ato dhe ata që publikisht në TV dhe media premtonin apo deklaronin se kanë dërguar apo do të dërgonin shkresa e materiale në Hagë dhe lusnin e i përgjëroheshin Prokurorisë Speciale t’i thirrte “të dëshmonin”. Prokuroria Speciale nuk ua rrasi, por inçizimet dhe evidenca publike kanë mbetur.

Disa gjëra duhet të thuhen pa dorëza.

Lajme të ngjashme