Uk Lushi: Nuk është rastësi se fillimi i gjykimit dhe fillimi i Asociacionit po ndodhin në të njejtën kohë
Analisti nga Amerika, Uk Lushi beson që fillimi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë dhe fillimi i zbatimit të Asociacionit, nuk janë rastësi.
Lushi ka thënë se kjo po ndodhë për shkak të “lidershipit që modifikohen lehtë nuk çajnë kryet për deformimet e popujve”.
Më tej, ai ka kërkuar angazhimin maskimal të Kuvendit të Kosovës që të përfshihet në të dy çështjet.
“Nuk është koinçidencë që fillimi i gjykimit në Speciale dhe fillimi i Asociacionit po ndodhin në të njejtën kohë. Inxhinierët me përvojë kur gjejnë popuj dhe lidership që modifikohen lehtë nuk çajnë kryet për deformimet e popujve për të cilat llogaria vjen në të ardhmen.”
“Në kësi situatash sidomos Kuvendi apo Parlamenti ka përgjegjësi. Kuvendi i Kosovës duhet të përfshihet në të dy çeshtjet sa nuk është bërë tepër vonë.” – ka shkruar Lushi në profilin e tij në Facebook.
Statusi:
