Ujësjellësi "Prishtina" vazhdon shkyçjen e bizneseve që nuk kanë paguar borxhet - NACIONALE

Ujësjellësi "Prishtina" vazhdon shkyçjen e bizneseve që nuk kanë paguar borxhet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” nëpërmjet një njofitmi ka bërë të ditur se po vazhdon me shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm të gjitha bizneset dhe veprimtarit afariste që kanë obligime të papaguara financiare.

Vazhdojmë me shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë një faturë e më shumë të papaguara për ujë dhe kanalizim. Ua kujtojmë që, borxhi total i bizneseve për shërbime të ujit është mbi 7 milion euro. Nxitoni dhe paguani borxhin ndaj KRU” Prishtina” , evitoni shkyçjen dhe koston shtesë për shkyçje dhe rikyçje!”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme