Udhëheqësi i Hong Kongut dënon vizitën e Pelosit në Tajvan - NACIONALE

Udhëheqësi i Hong Kongut dënon vizitën e Pelosit në Tajvan

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Udhëheqësi i Hong Kongut ka dënuar ashpër vizitën e Nancy Pelosit në Tajvan.

Shefi i ri ekzekutiv i territorit, John Lee tha se qeveria e tij kishte një "vendosje të palëkundur dhe një qëndrim të qartë kundër çdo mbrojtjeje të "pavarësisë së Tajvanit".

Lee tha se, vizita e Pelosit ishte e barabartë me inkurajimin e "pavarësisë së Tajvanit" dhe sfidoi hapur parimin e “Një Kine”, duke treguar përbuzje për mirëqenien e më shumë se 20 milionë njerëzve në Tajvan.

Në të kaluarën Pekini ka thënë se Tajvani mund të bëhet një rajon i posaçëm administrativ i Kinës siç është Hong Kongu.

Lajme të ngjashme