"Ua garantojmë kreditë", Kurti me ofertë për mërgimtarët që duan të investojnë në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se përpos mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, bashkatdhetarëve do t’u mundësohet një “dritare garantuese kreditore”
Sipas tij, përmes saj do të garantohen “huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre”.
Postimi:
Përpos mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, pakoja jonë mirëseardhëse për bashkatdhetarët tanë këtë vit përfshin edhe një dritare garantuese kreditore, të cilën do ta hapim javën që po vjen. Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë.
Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah.
Mirë se vini!