U shpall i pafajshëm për sulmin ndaj Kuvendit, aktivisti i VV-së: Drejtësi për Astrit Deharin - NACIONALE

U shpall i pafajshëm për sulmin ndaj Kuvendit, aktivisti i VV-së: Drejtësi për Astrit Deharin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Egozon Haliti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, shpalli aktgjykim lirues ndaj tij, dhe të tjerëve që po akuzoheshin për terrorizëm, pas sulmit me zollë në Kuvendin e Kosovës.

Haliti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në seancën gjyqësore ku u arrestua bashkë me Astrit Deharin, u shpall i pafajshëm.

Postimit, ai i ka bashkëngjitur edhe “Drejtësi për Astritin”.

“Në seancën gjyqësore që ishim arrestuar bashkë me Astrit Deharin, sot u shpallëm të pafajshëm ndaj akuzave për terrorizëm. #DrejtësipërAstritin.” – ka shkruar ai.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të martën më 27 dhjetor, nga kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili.

Sipas aktgjykimit, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi lirohen nga aktakuza, pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale që iu vihej në barrë.

Krasniqi dhe Batusha nuk janë më në Vetëvendosje, por Arifi me Halitin vazhdojnë që të jenë aktivistë.

Lajme të ngjashme