U shkarkua nga PDK-ja në Malishevë, kjo është fotoja me Limajn që ia pa “sherrin” asamblistja
Pak më parë, Nacionale raportoi se dega e PDK-së në Malishevë e ka shkarkuar Mirlinda Gashin nga pozita e shefes së asamblistëve në Kuvendin Komunal të Malishevës.
Shkarkimi erdhi pas publikimit të një fotografie me Fatmir Limajn, kryetar i Nismës Socialdemokrate.
Tashmë Nacionale ka arritur të sigurojë fotografinë e Gashit me Limajn, e cila e nxiti PDK-në të shkarkojë atë nga pozita e shefes së asamblistëve të PDK-së.