U sekuestrua drogë në vlerë të 450 mijë euro, Sveçla përgëzon policinë - NACIONALE

U sekuestrua drogë në vlerë të 450 mijë euro, Sveçla përgëzon policinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar policinë për aksionin ku u sekuestruan mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë të 450 mijë eurove.

Sveçla përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar:

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionin e suksesshëm që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë euro, 1445 eurove, 8970 dinarëve, dy telefonave celularë, 17 kartelave grafike për prodhimin e kriptovalutave, si dhe me arrestimin e të dyshuarit i cili rezulton të jetë i përfshirë në aktivitete te shumta kriminale.

Siç kam theksuar në vazhdimësi, aktivitetet policore në luftimin e krimeve pavarsisht llojit të krimit, por edhe përkatësisë nacionale do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit”.

Lajme të ngjashme