U raportua se kërkoi largimin e ambasadorit gjerman, Gërvalla: Është sa i pavërtetë, aq edhe absurd - NACIONALE

U raportua se kërkoi largimin e ambasadorit gjerman, Gërvalla: Është sa i pavërtetë, aq edhe absurd

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas raportimeve në media se ka kërkuar nga Gjermani largimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, duke thënë se është i pavërtetë.

Ajo ka thënë se këto raportime janë vazhdë e fushatave dhe sulmeve ndaj saj dhe insititucionit që ajo e drejton.

Shkrimi i saj:

Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj.

Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock.

Marrëzia nuk paska fund!

Lajme të ngjashme