U përfshi në rrahje, reagon Fetahu: Më sulmoi Mulliqi, është inskenim parapolitik i LVV-së në Llap
Ragip Fetahu, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, është deklaruar rreth rrahjes që ka ndodhur sot, e ku përfshi edhe kolegu i tij nga e njëjta parti, z.Artit Mulliqi.
Sipas Fetahut, ai është sulmuar fizikisht nga Mulliqi në oborr të komunës.
Tutje, ai ka rrëfyer edhe momentin e kësaj përplasje, duke theksuar se ky është një inskenim i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV.
“Sot në oborrin e Komunës jam sulmuar fizikisht në Kolegu im z. Artrit Mulliqi. Pas pauzës së shkurt të Kuvendit dola për të marë një kafe dhe ujë në një Kafene pranë Kuvendit. Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje.”, shkroi z.Fetahu.
Postimi i plotë:
