“U pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog”: Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin
Pa dhane hollësi të tjera, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajaçk, shkroi fare shkurt se “u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog” me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit në Beogradit.
“Në Beograd pata një diskutim të hapur me Aleksandër Vuçiqin për gjendjen aktuale të lojës në Dialog. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, shkroi Lajçak në “X”.
In Belgrade, I had an open discussion with @predsednikrs @avucic on the current state of play in the Dialogue. We agreed on next steps for the coming period. pic.twitter.com/j4vYFBMBLU
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 19, 2024