U gjet e vdekur në Fushë Kosovë: Ndahen 4 mijë e 200 euro për transportimin e kufomës së argjentinases - NACIONALE

U gjet e vdekur në Fushë Kosovë: Ndahen 4 mijë e 200 euro për transportimin e kufomës së argjentinases

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e 4 mijë e 200 eurove për transportimin e kufomës së argjentinases që u gjet e vdekur në Fushë Kosovë.

Zëvendëministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka thënë se kjo shumë është ndarë për shkak se familja e të ndjerës ka kërkuar mbështetje financiare për transportimit e kufomës.

“Me datë 1 shator avokatja e familjes për shkak të vështirësisë financiare të familjes ka kërkuar mbështetje financiare për transportimin e kufomës së gruas argjentinase e cila ka humbur jetën javë më parë” – ka thënë Qorrolli.

Lajme të ngjashme