30 ditë paraburgim për të dyshuarin që vrau argjentinasen në Fushë Kosovë - NACIONALE

30 ditë paraburgim për të dyshuarin që vrau argjentinasen në Fushë Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë për një të dyshuar për vrasjen e një argjentinase në Fushë Kosovë.

Si arsyetim për këtë masë është marrë edhe fakti se i pandehuri është shtetas i Zvicrës dhe se “nëse gjendet në liri i njëjti do të mund të ikte me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale...”

Për çka dyshohet?

Qytetari zviceran me inicialet E. N. Akuzohet se rreth orës 2 të natës në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshjeje me viktimën me nënshtetësi argjentinase me inicialet M. K. U. e ka privuar atë nga jeta duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit.

Kjo dhomë hoteli ndodhej në katin e gjashtë.

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme