“U diskutuan modelet e marrëveshjes” – Qeveria tregon temat kryesore në takimin e Kurtit me Haradinajn - NACIONALE

“U diskutuan modelet e marrëveshjes” – Qeveria tregon temat kryesore në takimin e Kurtit me Haradinajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje të reja për takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Në këtë takim përmbajtësor në të cilin Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri i parë, Besnik Bislimi, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime”, thuhet në komunikatë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e AAK-së, z.Haradinaj për takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”, bëhet e ditur më tutje.

Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin e AAK-së z.Haradinaj për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenurit aktiv për këtë çështje.

Lajme të ngjashme